Ditën e sotme moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura kryesisht në zonat malore. Reshje lokale bore me intensitet të ulët pritet të ketë përgjatë zonave malore të vendit.
Temperaturat minimale do të zbresin në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë 13 gradë në Berat dhe Sarandë. Era do të jetë nga kuadrati i jugut deri në mesjavë e më pas kthen nga verilindja me shpejtësi mesatare 2-7m/s, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-15m/s.