Moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet priten të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në jugperëndim të vendit reshjet priten të jenë me intensitet të lartë duke marrë edhe formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.