Në media qarkulloi një letër, me logon e Partisë Socialiste ku argumentohej se ministrja Edona Bilali ka dhënë dorëheqjen. Mirëpo, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Ajo ka konfirmuar se nuk është dorëhequr nga pozicioni i saj në kabinetin Rama 3 duke cilësuar lajmin si një “Fake news”.
E gjitha erdhi pas një letre që nisi të qarkullonte, mirëpo një detaj u vu re se në të ishte logoja e PS-së, ndonëse ajo mban një post ministrat që për rrjedhojë do duhet t’i ishte drejtuar Edi Ramës si kryeministër e jo si kryetar i Partisë Socialiste.