Dita e sotme është karakterizuar nga një mot me shira të dendur, e për rrjedhojë në vendin tonë janë shfaqur problematika të ndryshme, ku disa qindra hektarë janë nën pushtetin e ujit. Në total mësohet se janë 275 hektarë tokë të përmbytur, e ndërsa siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga autoritetet, lumi Buna ka dalë nga shtati. Situata më problematike paraqitet në tre qarqe, në Vlorëm Lezhë dhe Shkodër. E më konkretisht në këto qarqe po vuhet mungesa e energjisë elektrikë dhe tokë të përmbytura. Në Vlorë janë pa energji fshatrat Dukat, Llogara, Radhimë, disa familje ne Ujë te ftohtë, Peshkpi, Vllahine, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster.
Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej mbrëmjes të së martës, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Gjithashtu, edhe në Durrës njëri prej trageteve që duhej të nisej në orën 08:00, ka kryer nisjen e tij vetëm pas orës 10:00 me 219 pasagjerë në bord.
Në Shkodër është rritur niveli i përrenjve dhe ka dalë nga shtrati përroi në Dedaj-Bogë. Si pasojë e daljes nga shtrati i lumit Buna, në Muriqan dhe Oblikë, sipërfaqja e përmbytur është 275 Ha.
“Bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan do të jenë në monitorim të prurjeve të lumenjve në orët në vijim, pasi sipas parashikimeve piku i prurjeve do të arrihet në datën 20.
Në zonat malore, ku ka patur reshje bore po punohet në disa akse për pastrimin e rrugëve nga inertet. Vijon puna dhe nga forcat e OSHEE-së për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në disa njësi administrative.
Forcat e Armatosura kanë të angazhuara në nivel kombëtar 1200 forca dhe 450 mjete së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë mjekësor, si dhe Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në çdo rast nevoje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.