Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama.
Sipas një postimi të shkurtër të kreut të qeverisë në rrjetet sociale, marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh.
“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan Rama.
Me firmosjen e kësaj marrveshjeje, shqiptarët do mund të qëndrojnë në Kinë, njësoj si në Europë, pra do mund të rrijnë nga 90 ditë deri në 180 ditë pa patur nevojën që të marrin vizë
Kina bëhet vendi i 116 që shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në të gjithë botën. Indeksi i pasaportave Henley e renditi Shqipërinë në vendin e 93-të pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohej në 115 vende, e ndërsa tashmë është shtuar në listë edhe Kina.