Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjet! Popullsia në vitin 2022 ishte 1.4118 miliardë banorë dhe krahasuar me 2021 ra me 850.000 banorë.
Niveli i lindjeve të Kinës ka qenë në rënie prej vitesh, e nxitur nga një sërë politikash që kishin synim që ulej numri i popullsisë. Vdekjet gjithashtu ishin më të mëdha se lindjet për herë të parë vitin e kaluar në Kinë. Vendi mbajti normën më të lartë të vdekjeve që nga 1976 – 1977 me 7.37 vdekje për 1,000 njerëz, nga 7.18 që ishte vitin e mëparshëm. Numri i vdekjeve ka të ngjarë të jetë ndikuar edhe nga pandemia e COVID.
Trendet e popullsisë së Kinës gjatë viteve janë formuar kryesisht nga politika e diskutueshme ku lejohej vetëm një fëmijë, politikë kjo e cila u fut në vitin 1979 për të ngadalësuar rritjen e popullsisë. Familjet që shkelën rregullat u gjobitën dhe, në disa raste, humbën edhe vendet e punës.
Politika u hoq në vitin 2016 dhe çiftet e martuara u lejuan të kishin dy fëmijë. Në vitet e fundit, qeveria kineze ofroi gjithashtu ulje taksash dhe kujdes më të mirë shëndetësor të nënës, mes stimujve të tjerë, për të ulur numrin e lindjeve.