Nga Profesori i gjeologjisë Afat Serjani (Shkrim i marrë në Facebook)
Tërmetet janë bashkë udhëtarët e jetës sonë mbi Tokë.
Mbas lekundjeve te termetit mbrëmë e 15 janar 2023, me epiqendër ne Klos te Matit, por qe lekundjet u ndien edhe ne Tirane dhe bile deri ne Durres, mediat jepnin për nje kohe te gjate mbas mesnate turmat jashtë pallateve dhe automjetet e shumta ne te gjitha rrugët e Tiranës me familjet brenda nga frika e përsëritjes se tërmetit.
Edhe pse seismologu Rrapo Ormeni e spjegoi shkencerisht termetin dhe tha se termetet jane dicka e zakonshme per vendin tone dhe se nuk ka asgje per t’u shqetesuar e per panik, edhe ne kete rast, perseri frika ishte e madhe dhe vazhdoi gjate…
Perpara se te mendosh per termetin sigurohu nepermjet eksperteve se kollonat e hekur-betonit te pallatit tend shume katesh jane te llogaritura per termetet mbi 8 ball.
Ne se je ne shtepi perdhese apo ne shtepi dykateshe, kontrollo here pas here traret se mos jane kalbur dhe muret se mos jane gati t’u cahen!
Mos u frikeso dhe mos i frikeso te tjeret, kujdesu per ta, jepu kurajo: Shyqyr me kaq!
Harroje friken dhe termetin, megjithese termetet me pas lekundjet e gjata jane bashkeudhetare te jetes sone ne kete planet qe rrotullohet pa pushim. Ne nuk mund ti parashikojme kur do te ndodhin, sepse nuk e dime se si veprojne pllakat tektonike me njera- tjetren ne thellesi, por duhet te marrim masat dhe te mos rrojme me frike per vehte dhe per te tjeret!
Termetet jane shoqerues te perhershem te planetit ne cdo pjese te tij, por ato jane te shpeshta ne zona e breza te caktuara te studiuara e konturuara nga gjeologet dhe sizmiologet.
Shqipëria nuk është në “unazën e zjarrtë të tërmeteve”, që rrethon brigjet e Paqësorit. Por ne, sebashku me Italine perballe, dhe Greqine ne jug, jemi ne kufirin e pllakave tektonike te Afrikes (Mikropllaka Adria) ne Detin Adriatik dhe Pllakes Euro-Aziatike, kufiri perendimor i te ciles konsiderohet ai i ofioliteve ne zonen tektonike Mirdita. Ky pozicion, mendoj se eshte shkaku qe edhe pse nuk jemi ne unazen e zjarrte kemi shume termite, aq shume sa pothuajes notojme mbi lekundje te vazhdueshme te termeteve.
Gjeologet dhe seismologet Eduard Sulstarova, Siasi Kociaj, Betim Muco, Shyqyri Aliaj, Rrapo Ormeni dhe specialitete tjere ne Institutin e Gjeoshkencave, kane publikuar shume artikuj shkencore, duke ndertuar edhe harten e rreziqeve seismike, bile dhe probabilitetin e ndodhjes se termeteve ne territorin e Shqiperise.
Termetet lidhen me thyerjet tektonike ne pergjithesi dhe me thyerjet e thella ne vecanti. Thyerjet e thella qe jane formuar ne zonen tektonike Jonike, jane pothuajse parallel kontaktit te Pllakes Afrikane (Adria), kontakt, i cili vjen nga Jugu nga ishujt Grek (Hellenic Trench) del ne siperfaqe ne Qafe te Llogarase dhe vazhdon ne thelles ne very deri poshte Shkodres ne thellesi, ku kthen drejtimin drejt veriperendimit. Sa me afer ketij kontkti aq me te shpeshta dhe te fuqishme jane termetet. Epiqendrat e tyre kane thellesi te madhe mbi 10km.
Termete te fuqishme mund te ndodhin edhe pergjate thyerjes se thelle terthore: Vlore-Dumre-Elbasan- Dider-Shkup.
Ne shumicen derrmuese te rasteve termetet jane te lidhur me nyjet tektonike, aty ku kryqezohen thyerjet tektonike nga drejtime te ndryshme. Te tilla nyje tektonike ne zonen Jonike kemi dalluar: Nyjen tektonike Palasa-Dukat 2. Mursi-Çifliku. 3. Krongj-Bistrica-Delvina. 4. Zhulat-Kardhiq-Picar. 5. Luzat-Bence, . 6. Bashaj-Matogjini. 7 Dumrea 8. Leskoviku, ku mbyllen zonat tektonike Kruja, Krasta dhe Mirdita. 9. Elbasani ku nderpritet thyerja terthore Vlore-Dumre-Diber me thyerjen gjatesore JL-VP.. 10. Nyja tektonike e Shkodres.
Pak me ndryshe qendron problem me termetet dhe thyerjet tektonike ne zonen tektonike te Mirdites, dhe te Korabit, te cilat jane pjese e pllakes Euro-Aziatike.
Studimet e shumta te gjeologeve Shqiptar kane vertetuar se thyerjet tektonike ne keto zona, kane karakter mbulesor, te ceket dhe me pjeresi te bute.
Nyjet tektonike te dalluara ne kete zone jane si me poshte: 1. Fierza; 2.Bardhoc Gjegjan; 3.Fushe-Arrez; 4.Zerqan-Valikardh; 5. Bize-Zdrajc; qe eshte vendosur ne terthoren seismogjenike Vlore-Dumre-Elbasan-Diber. 6. Topojan 7. Helmes-Shtike ; 8. Lekoviku e permendur edhe ne zonen Jonike. 9. Kurbneshi 10. Shkodra, e permendur edhe te Zona Jonike..
Ne zonat e brendshme Mirdita dhe Korabi termetet mund te jene te shpeshta, por ata pergjithesisht jane te ceket me me fuqi te dobet. Kjo duket edhe ne rastin e termeteve te ndodhura gjate dy viteve te fundit pas termetit te 26 Nentorit. Konkretishte:
Termeti 15 Maj 2022 me epiqender ne lidje te Tiranes, 3.2 ball, 3kn thellesi.
Termeti i Pukes me 15 Janar 2022, 4.7 ball, epiqenra ne thellesi 2km.
Termeti me 1 Janar 2023 ne verilindje te Bulqizes 2.7 ball,
Date 7 Mars 2022m dy lekundhe termeti ne rajonin e Korces me 4 ball.
Ne Korce, me 26 Dhjetor 2022, 11km larg qytetit, 2.6 ball, epiqendra 1km thelle.
Termetet e diteve te fundit ne nyjen e Klosit, qe po vazhdojne me pas lekundje te gjata gjithashtu jane te uleta dhe me thellesi te vogel te epiqendres.
Pra, duket se termetet ne zonat e brendshme Mirdita dhe Korab lidhen me thyerje dhe nyje tektonike te ceketa, nuk jane te fuqishem, jane te ceket dhe jo shume te rrezikshem.
Ne lindje te Klosit kalon thyerja mbulesore e masivit ultrabazik te Bulqizes mbi Gropen e Burrelit, ndersa ne jug, ne fshatin Gurabardhe kalon thyerja gjatesore e gelqeroreve te Malit me Gropa, duke e ngjeshur zonen e Klosit dhe fshatrat per rreth midis valeve seismike qe vijne nga thellesia.
Termeti te tremb me beasine e tij, qe duhet te kaloje shpejt dhe te kalohet ne jeten normale, pa e kujtuar dhe perfytyruar me ate!/