Qeveria shqiptare i dorëzoi një notë verbale ambasadorit të Britanisë në Tiranë, ku i paraqiti shqetësimin për deklaratën e ashpër ndaj shqiptarëve nga Ministri britanik i shtetit dhe Emigracionit.
Ky vendim erdhi pasi dy ditë më parë, Robert Jenrick u bëri thirrje oficerëve të emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe ta dërgonin drejt Tiranës.
“Gjeni shqiptarët, ndaloni ata i çoni në aeroport dhe kthejini në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantë të paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që janë dënuar për drogë” .
Ka qenë ministrja e punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cila thirri këtë të hënë në një takim urgjent ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith, dhe i dorëzoi një notë verbale.
MEPJ sqaroi së në notën verbale është ngritur shqetësimi për deklaratën diskriminuese ndaj shqiptarëve.