Siç edhe ishte parashikuar nga ekspertët gjermanë, ministrja e mbrojtjes Christine Lambrecht ka dhënë dorëheqjen.
Kritikat ndaj saj kanë nisur që në momentin që ajo bëri fjalimin e saj në Vitin e Ri. Ajo u shpreh se lufta që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë i ka bërë shumë përshtypje dhe i ka dhënë mundësi asaj që takojë njerëz interesantë.
Opozita e CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht pas deklaratës së saj duke e konsideruar atë si ‘të turpshme’ dhe ‘të papërshtatshme’.
Udhëheqësit e bllokut më të madh të opozitës, akuzuan më pas Scholz-in se e bëri Lambrecht-in Ministre të Mbrojtjes ka dobësuar më tej Forcat e Armatosura Gjermane, të cilat janë përballur me mungesat e personelit dhe mosfunksionimet e pajisjeve për vite me radhë.