Pas nënave kryefamiljarëve, tashmë kanë marrë bonusin nga Pako e Madhe edhe pensionistët. Një prej tyre është edhe Alfredi, një nga 695 mijë pensionistë që marrin nga 8000 lekë nga Pakoja e Madhe. Ai tregon se kjo masë e qeverisë është e vlefshme.
“Unë quhem Alfred, i moshës 65 vjeçare, kam qenë ushtarak, më konkretisht pilot, kam qenë për shumë vite Forcat e Armatosura, përpara 2 muajsh kam dalë në pension, akoma nuk jam ambientuar, me këto pushime të gjata se isha mësuar në punë, si ushtarak e kam ndjekur luftën në Ukrainë dhe kam dalë në përfundimit që ka sjellë dëme në të gjithë botën. Çdo qeveri ka marrë masa dhe qeveria jonë ka marrë masa që të mbrojë shtresat në nevojë. Unë isha shumë me fat se më kapi indeksioni i pensionit dhe bonusi i vitit të ri dhe në janar tërhoqa pakonë e madhe, bashkë me pensionin. Është një nga masat e qeverisë për të zbutur efektet e luftës”, tregon ai.
Pakoja e Madhe, do të mbështesë 1 milionë individë për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. 1 milionë shqiptarë do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja). Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ku pati një rritje çmimesh të të gjitha produkteve.