Pasuria me vlerë 1 milion euro e Astrit Beqirit të lidhur me trafikun e kokainës pritet t’i kalojë përfundimisht shtetit. Mësohet se GJKKO e shkallës së parë ka vendosur konfiskimin e pularisë në pronësi të Beqiraj, automjeteve dhe shumë pasuri të tjera që janë në pronësi të tij.
Kush është Astrit Beqiri
Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, tashmë të konfiskuara.
Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.
Si funksiononte skema?
Grupi i strukturuar kriminal funksiononte sipas një skeme të mirëpërcaktuar, ku paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobusëve.
Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin te Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.
Janë konfiskuar
-173.500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri)
-Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë.
-Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;
-Automjet BMË X5 me targe AA 323 LJ ;
-Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;
– Automjet tip “Volksëagen Golf”, me targe AA 165 VH ;
– Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;
-Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;