Në një video 2-minutëshe, NASA tregoi se çfarë ndodh në sipërfaqen e Diellit gjatë 133 ditëve, sipas Space.com.
Në video, ju mund të shihni shtresën e sipërme të atmosferës së Diellit, e përshkruar në spektrin ekstrem ultravjollcë.
“Llakat që shtrihen mbi rajonet e ndritshme janë fusha magnetike që kanë kapur plazmën e nxehtë dhe të ndezur”, shpjegoi NASA.
Videon dy minutëshe mund ta shikoni këtu.
Solar Dynamics Orbiter i NASA-s filmoi sipërfaqen e Diellit për katër muaj – nga 12 gushti deri më 22 dhjetor 2022.
Më parë, tetë shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në Diell brenda një dite, të cilat janë “ndjerë” në Tokë.