Zhvillime të reja kanë dalë në dritë nga rusja për sulmin në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh ndaj dy ushtarakëve shqiptarë, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici, në 20 gusht të vitit të shkuar.
Mësohet se mbërritur në Shqipëri nga Federata Ruse, përmes Ministrisë së Drejtësisë një kërkesë për ekstradimin e shtetases së tyre, Svetlana Timofeeva, e arrestuar në vendin tonë bashkë me dy të tjerë, Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov.
Në kërkesë thuhet se Timofeeva kërkohet të ekstradohet pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus. Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë në 25 gusht 2022.
Mirëpo, Svetlana Timofeeva kërkon të mos ekstradohet drejt Moskës, kjo pasi ka argumentuar se ka frikë se mund t’i rrezikohet jeta. Kërkesa e bërë nga pala ruse po shqyrtohet në Gjykatën e Elbasanit.
Zbadhet akt-ekspertimin për 2 ushtarakët
Ditën e sotme është zbardhur akt-ekspertimin për 2 ushtarakët që mbetën të lënduar nga sulmi i bërë nga Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov në uzinën e Gramshit. Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore për Ardian Xhakën është konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti, dëmtime që janë shkaktuar nga ekspozimi me spraj, me autorë të dyshuar dy rusët dhe ukrainasin. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë për 9 ditë. Të njëjtat dëmtime janë konstatuar edhe ndaj ushtarakut Aldo Bici.
Si ndodhi ngjarja
Të tre po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa tentuan të futen brenda, por u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u bënë shenjë të ndalojnë. Ato nuk iu bindën urdhrave dhe Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.