Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë zhvilluan sot një takim me shefin e Komisariatit numër 1 në Tiranë, Petrit Halo në lidhje me dhunimin e vajzës keniane Joy në kryeqytet, disa muaj më parë. Ata kërkojnë informacion në lidhje me hetimet që po kryhen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë. Dosja fillimisht u regjistrua në Prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policisë për t’u plotësuar.
Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Ajo vijon të jetë akoma në koma në spital. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa tashmë pritet verifikimi i celularëve dhe i tabulateve telefonike për të kuptuar mes bisedave të vajzës keniane për të shkuar tek autorët e mundshëm të vrasjes.