Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Amerikë. Sipas mediave ndërkombëtare numri i viktimave ka shkuar në 17 ndërsa mbetet ende kritike gjendja pasi sipas meteorologëve moti i keq do të vijojë edhe për disa ditë të tjera. Vdekjet e qytetarëve kanë ardhur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave.
Lumenjtë në Kaliforni kanë dalë nga shtrati i tyre duke përmbytur mijëra shtëpi dhe duke bërë që mijëra qytetarë të evakuohen nga banesat e tyre.
Në Kaliforninë Jugore, vetëm në veriperëndim të Los Anxhelosit, të paktën 18 persona u shpëtuan nga Departamenti i Zjarrfikësve.
Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar probleme në linjat e tensionit të lartë duke lënë pa energji elektrike më shumë se 500 mijë shtëpi, biznese dhe ka bllokuar funksionimin e shërbimeve bazë të komunave.