Qumështi konsiderohet pjesë thelbësore e mënyrës së të ushqyerit të një personi, dhe kjo për faktin se ka vlera të mëdha ushqyese dhe është i domosdoshëm për organizmin e secilit prej nesh.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë ta konsumoni qumështin e nxehtë në përditshmëri, pasi që përmban vitamina të ndryshme, acid nicotinik, kalcium, fosfor, kalium, sodium etj.
Por ka ende një enigmë se kur duhet të konsumohet qumështi, në mëngjes apo në darkë. Ekspertët thonë se konsumimi i qumështit në mëngjes nuk këshillohet, pasi është shumë i rëndë për t’u tretur.
Sipas ekspertëve, konsumimi i qumështit në darkë është koha më e mirë për ta konsumuar qumështin pasi zvogëlon lodhjen dhe është shumë i mirë për të përmirësuar kualitetin e gjumit. Prandaj, konsumimi i qumështit gjatë natës e përmirëson kualitetin e gjumit për shkak të disa arsyeve.