BotaLifestyleTravel Foto të shkrepura gjatë kësaj jave nëpër botë Nga Klara Murra 2 vjet më parë Share SHARE 1 Disa njerëz shihen afër pemës së Krishtlindjes në një qendër humanitare në Bahmut, qytet në lindje të Ukrainës. 2 Shtigjet e ndriçuara nga dielli në një vreshtari në Hungari. 3 Fëmijët e veshur me kostume tradicionale ukrainase shihen të strehuar në një objekt, pas lëshimit të alarmeve në Lviv të Ukrainës, në prag të Krishtlindjeve Ortodokse. 4 Një vajzë shihet duke korrur lulelakër në Xhalalabad të Afganistanit. 5 Disa persona shihen duke shijuar borën në një fshat afër Bishkekut të Kirgizisë. 6 Në këtë fotografi shihet Danil Vassilyev i Kazakistanit duke garuar në një turne që po mbahet në Insbruk të Austrisë. 7 Një grua shihet duke marrë pjesë në ngjarje të organizuar në Teheran në trevjetorin e vdekjes së ish-komandantit iranian, Qasem Soleimani. Ai është vrarë nga Shtetet e Bashkuara në një sulm me dron në Irak më 2020. 8 Disa artistë shihen duke mbajtur flamuj hungarezë dhe ukrainas në një festival në Budapest. 9 Ndriçimi tipik i Omskut të Rusisë. 10 Një grua afgane shihet duke bartur bukën rrugëve të Kabulit. 11 Një banore lokale shihet duke mbledhur gjësende afër një ndërtese të djegur nga bombardimet ruse në rajonin ukrainas Donjeck. 12 Një shitës i karameleve prej pambuku pret për konsumatorët potencialë teksa mjegulla shtrihet mbi Lahore të Pakistanit. 13 Disa njerëz shihen duke shijuar një ditë me diell në Maqedoninë e Veriut, derisa Shkupi nuk shihet nga mjegulla. 14 Disa pakistanezë shihen duke shitur sheqer në një treg në Peshavar. 15 Momente gëzimi të disa vizitorëve në një treg të Krishtlindjes në kryeqytetin ukrainas, Kiev. 16 Një çift iranian shihet duke bërë fotografi mbi Teheran. 17 Mjegulla mbi Sarajevë më 3 janar. Kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, së fundi është renditur në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. 18 Disa persona në Lviv të Ukrainës shikojnë disa makina të shkatërruara në luftë, në rajonin Bahmut. Makinat janë dërguar nga disa vullnetarë, ashtu që ukrainasit e këtij rajoni të shohin pasojat e luftës. 19 Disa punëtorë shihen duke pastruar borën në Shën Petersburg afër një baneri me mbishkrimin “Lavdi heronjve të Rusisë”. 20 Banorët e Moskës ecin afër dekorimeve në Parkun Zaryadye, i cili gjendet afër Kremlinit. 21 Një nxënëse, dhe disa persona më larg saj, shihen duke kaluar një urë të improvizuar në Peshavar të Pakistanit. 22 Disa persona në Allmati duke marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për ndër të viktimave të trazirave të vitit 2022 në Kazakistan. 23 Një burrë shihet duke qeshur teksa të tjerët shihen duke spërkatur ujin në kuadër të një vallëzimi tradicional që bëjnë banorët e qytezës Kalofer të Bullgarisë. Ju gjithashtu mund të lexoni Vlerat ushqimore të bizeles së gjelbër Presidenti kinez viziton Serbinë/ Kina brenda 9 viteve investoi në Serbi 5.5 miliardë dollarë Takimi i lamtumirës i të dërguarve të Uashingtonit e Brukselit “Jini të guximshëm në dashuri”, horoskopi për sot 5 pije të shëndetshme për zemrën sipas dietologëve Etiketat foto, fotograf, jave Klara Murra 10 Janar, 2023 Shpërndaj këtë artikull Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Kopjo linkun Artikulli i mëparshëm Konsumoni këto perime nëse keni rënie flokësh Artikulli i rradhës Mëngjes apo darkë, ja kur është koha e duhur për të pirë qumësht Shkruani një koment Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjenAdresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *Koment * Emër * Email * Sajt Ruaje në këtë shfletues emrin, email-in dhe sajtin tim, për herën tjetër që komentoj. Na gjeni edhe në Facebook Like Twitter Ndiq Instagram Ndiq Youtube Subscribe ReklamaPostimet e fundit Vlerat ushqimore të bizeles së gjelbër Shëndetësi Besi thumbon hapur Xhensilën me këngën e tij të re Rozë Showbiz Bayern Leverkusen thyen rekorde këtë sezon Futboll Sport Habit Young Zerka: Kur isha 12 vjeç kam shkuar me kamion në Angli Rozë Showbiz