Këtë javë i themi lamtumirë ditëve të ngrohta pranverore, pasi moti merr një kthesë të madhe sa i përket kushteve sinoptike në vendin tonë, duke sjellë dhe reshje dëbore.
Ulje të ndjeshme do të pësojnë edhe temperaturat në vlerat minimale, ndërsa ato maksimale nuk do jenë më shumë se 13 gradë celsius. Edhe era në det pritet të jetë problem pasi do të arrijë shpejtësinë deri në 70 km/orë, dobësimi i të cilës pritet të jetë gradual nga mesi i javës.