Një tërmet me magnitudë 4.1 të Rihter është ndjerë në qytetin e Vlorës. Lëkundjet janë shënuar në orët e para të mëngjes, ekzaktësisht në 02:50. Sipas të dhënave të EMSC tërmeti kishte një thellësi 22 km dhe ishte 11 km në jug të Vlorës.
Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët e Vlorës. Nga tërmeti që u shënua këtë të hënë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.