Në Antalia të Turqisë u thye rekordi për temperaturën mesatare maksimale në dhjetor gjatë 92 viteve të fundit.
Këtë e bën të ditur CNN Turk.
Temperatura mesatare maksimale në dhjetor arriti në 19.1 gradë Celsius për herë të parë që nga fillimi i matjeve në vitin 1930.
Rekordi i mëparshëm i temperaturës ishte 18.8 gradë dhe u vendos në vitin 1960.
Temperatura më e lartë e matur në qytet në dhjetor arriti në 22.2 gradë, dhe më e ulëta – 4.2 gradë.
Temperaturat u rritën për shkak të valës së të nxehtit që zgjati në të gjithë vendin dhjetorin e kaluar.
Ju kujtojmë se në Francë, viti i kaluar 2022 ishte më i ngrohti prej më shumë se 120 vjetësh – që nga fillimi i shekullit të kaluar, dhe një nga më të thatët.
Viti 2022 u bë një vit i nxehtë rekord edhe për një numër vendesh të tjera, duke përfshirë Britaninë dhe Spanjën.