Një 48-vjeçar nga Rumania është arrestuar në Morinë, pasi u kap me rreth 70 kg kanabis. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Florin Balanescu. Operacioni policor i koduar “Indicia”, u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.