Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër, ku 32-vjeçarja me inicialet O.G., me origjinë nga Fieri ka hedhur në lumin Kir foshnjën e saj 8-ditëshe. Sipas policisë, foshnja ka ardhur në jetë më datë 30 dhjetor dhe 32-vjeçarja ka dalë nga spitali më datë 4 janar. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo e ka hedhur foshnjen në lumin Kir dhe më pas ngjarjen ua ka rrëfyer murgeshave. Kanë qenë këto të fundit të cilat kanë njoftuar policinë.
32-vjeçarja O.G., jetonte e vetme me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Foshnjes nuk i ishte regjistruar atësia. Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin u gjet i pajetë, trupi i foshnjës.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta, teksa ndaj të resë rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”. Ajo është arrestuar nga policia dhe pritet të merret në pyetje, për të kuptuar më shumë mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.