Një punëtor gomisterie ka humbur jetën pasi ka shpërthyer goma e kamionit që po e ndërronte. Viktimë ka mbetur Spas Milloshi, i cili mori plagë të shumta si pasojë e presionit të ajrit pas plasjes së gomës.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Spitenit përgjatë superstradës Lezhë -Milot. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.