Zëvendës zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann, tha të hënën se është e rëndësishme të mbështetet dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, raporton Anadolu Agency.
Hoffmann, duke folur në Berlin, shprehu kënaqësinë e qeverisë gjermane për uljen e tensionit në situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se “është një shenjë e mirë që të dyja palët po afrohen më shumë me njëra-tjetrën”.
Duke kujtuar se “minoriteti serb në veri të Kosovës hoqi barrikadat në rrugë dhe se Kosova hapi kufirin ndaj Serbisë”, Hoffmann tha se “tani, mbi të gjitha, është e rëndësishme të mbështetet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Hoffmann nënvizoi se Gjermania mbështet këtë dialog dhe përpjekjet ndërmjetësuese të Bashkimit Evropian (BE).