11 fëmijë kanë ardhur në jetë në minutat e para të 2023 vetëm në Tiranë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se gjatë 2022-shit 42,060 fëmijë përfituan bonusin e bebes, bonus i cili do të vijoje të jepet edhe gjate 2023.
Ndërkohë ashtu siç është bërë traditë çdo vit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u dorëzoi bonusin e bebit disa prej nënave në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Nga materniteti “Mbretëresha Geraldine” ministrja Manastirliu u shpreh se investimet për transformimin e sistemit shëndetësor do të vijojnë edhe gjatë 2023.