Administrata e presidentit amerikan ka miratuar shitjen e mundshme të armëve, Tajvanit me vlerë 180 milionë dollarë.
Siç raporton CNN, këtë e ka bërë të ditur të mërkurën Departamenti Amerikan i Shtetit.
Administrata ka njoftuar Kongresin se po miraton shitjen e mëtejshme të mundshme të armëve të ndryshme në Tajvan, duke përfshirë sistemet e hedhjes së minave, në Zyrën e Përfaqësimit Ekonomik dhe Kulturor të Tajvanit, e cila funksionon si një ambasadë de facto.
Komunikata vuri në dukje se mbështetja e modernizimit dhe rritja e aftësive mbrojtëse të ushtrisë së Tajvanit do t’i shërbente interesave kombëtare ekonomike dhe të sigurisë të Shteteve të Bashkuara.
SHBA kohët e fundit nisi një program për të modernizuar forcat e armatosura të Tajvanit për ta ndihmuar atë të pengojë Kinën nga agresioni i mundshëm.
Në shtator, administrata Biden miratoi një shitje armësh prej 1.1 miliardë dollarësh në Tajvan, paketa më e madhe gjatë presidencës së Biden.
Paketa përfshinte, ndër të tjera, rreth njëqind raketa ajër-ajër dhe rreth 60 raketa kundër anijeve.