Frika se ndërprerjet e energjisë mund të jenë më të shpeshta finlandezët kanë filluar që të përdorin dru zjarri. Ata kanë filluar të grumbullojnë dru zjarri për të ulur konsumin e energjisë ndërsa përgatiten të përballen këtë dimër me fatura të larta të energjisë ose pa energji elektrike për periudha më të shkurtra ose më të gjata këtë dimër. Rusia ndaloi furnizimin me energji për Finlandën fqinje në muajin maj ,duke i dhënë fund importeve të energjisë dhe gazit.
‘‘Kompanitë rajonale të rrjetit të energjisë elektrike po përballen me ndërprerje dhe ideja sigurisht është që ne do të paralajmërojmë paraprakisht qytetarët, megjithëse kjo nuk është gjithmonë e mundur. Shumë njerëz mund të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se dy orë në ditë’’, kreu i energjisë në ministrinë e çështjeve ekonomike, Riku Huttunen.
Rritja e kostove të drurit, transportit dhe ngrohjes e kanë rritur çmimin dhe tani drutë e zjarrit kushtojnë 120 euro nga 85-90 euro që kushtonte para krizës.