Platforma Twitter ra për mijëra përdorues në SHBA, Japoni dhe Mbretërinë e Bashkuar përfshirë edhe aplikacionin në celular. Përdoruesit u përballën me probleme teknike për të hyrë në rrjetin social por pas disa orësh shërbimi u rikthye në normalitet.
Kjo është ndërprerja më e madhe qëkur Elon Musk u bë pronar i kompanisë. Musk postoi në Twitter se disa ndryshime në serverin e Twitter ishin bërë në mënyrë që të përdoruesit të aksesonin lajmet e fundit sa më shpejt. Një numër më i vogël përdoruesish thanë se problemi gjithashtu preku aplikacionin në celular.
Pas disa orësh problem teknike Twitter iu rikthye normalitetit. Kompania mori kritika të ashpra pas largimit të disa gazetarëve të njohur e cila u interpretua si shkelje e lirë së medias.