Ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimi. Përgjatë ditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në bregdet.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë. Temperaturat parashikohen -2 deri 10°C në zonat malore, 1 deri 16°C në zonat e ulëta dhe 5 deri 16°C në zona bregdetare.