Koha që qeveria e Kosovës i ka dhënë KFOR-it për të hequr barrikadat në veri po ikën me shpejtësi. Kështu tha sot Kryeministri kosovar Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë.
Ndërkohë që barrikadat çdo ditë po shtohen, as KFOR-i e as Policia e Kosovës, nuk po ndërmarrin masa konkrete për ta siguruar lirinë e lëvizjes.
“Vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të tolerohen, ato do të largohen. Ne i kemi dhënë kohën e mjaftueshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shkon me shpejtësi”
Kryeministri i Kosovës tha se këto veprime po vijnë nga kriminelët e sanksionuar nga ShBA dhe Britania e Madhe, e se me të njëjtit Qeveria e Kosovës, nuk do të bisedojë e as nuk do të takohet, por do t’i arrestojë ata.
“Veprimeve të ligjshme të Qeverisë së Kosovës i janë kundërvënë kriminelët duke sfiduar punën e organeve të zbatimit të ligjit por edhe duke cenuar sigurinë në vend. Këta kriminel të sanksionuar nga SHBA dhe Britania po mbështet nga Vuçiç për të destabilizuar sigurinë në rajon dhe cenuar integritetit territorial të Republikës tonë. Institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë e bisedojnë më kriminel, por do t’i arrestojnë ata”, është shprehur ndër të tjera në mbledhjen e Qeverisë Kurti.