Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim. Në anën serbe të Merdares, sipas autoriteteve të Kosovës janë vendosur barrikada për rreth dy kilometra para arritjes në këtë pikë kufitare.
Mbrëmjen e 27 dhjetorit, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se grupet kriminale serbe bllokuan kufirin në Merdare dhe ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për të shkuar në Kosovë.
Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdares përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.