Vendi do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashereshme me intensitet të ulët në pjesën veriore, bregdetare dhe lokalisht në qendër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje dhe jugperëndim e lehtë e mesatare duke u shoqëruar me valëzim të ulët në bregdet. Temperaturat parashikohen -3 deri 12°C në zona malore, 1 deri 17°C në zona e ulëta dhe 5 deri 17°C në zona bregdetare.