Moti i keq dhe stuhitë e forta në SHBA ju kanë marrë jetën 38 personave. Situata mbetet kritike në Nju Jork, ku shoferët dhe punonjësit e kërkim- shpëtimit janë bllokuar në automjetet e tyre. Miliona amerikanë ende janë pa energji elektrike pasi era e fortë ka rrëzuar një pjesë të madhe të shtyllave të tensionit.
Në Buffalo janë regjistruar 13 viktima pasi temperaturat kanë arritur në -30 gradë Celsius buzë liqenit Erie në perëndim të Nju Jorkut. Për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, janë angazhuar 200 trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar ekuipazhet e policisë dhe zjarrfikësve, për të kryer kontrolle shëndetësore dhe për të sjellë furnizime.
Sipas guvenatores së Nju Jorkut Kathy Hochul, stuhitë që kanë përfshirë vendin nuk janë parë që në vitin 1977. Situata mbetet kritike edhe në Vermont, Missouri, Wisconsin, Kansas dhe Kolorado, Ontarios dhe Quebec.