Blutë e Elbasanit kanë vendosur në pranga një 26-vjeçar i cili akuzohet për kanosje dhe kërcënim. Mësohet se 26-vjeçari N.S., ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me armë zjarri një tjetër person për t’i marrë 3 mijë euro. Gjatë arrestimit u sekuestruan gjithashtu dhe automjeti që përdorte 26-vjeçari si dhe dy telefona.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shuma”. Dhunoi fizikisht dhe kanosi me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e 3000 eurove, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohet automjeti që përdorte ky shtetas dhe 2 aparate celulare. Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga një hetim i ndjekur intensivisht dhe me metoda speciale proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shuma”.