Marjana Semini do të jetë anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese.
Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 25 orë, deputetët e mazhorancës votuan në shumicë ish drejtuesen e Shkollës së Magjistraturës.
Në përfundim të votimit rezultoi se Semini mori 58 vota nga deputetët e shumicës, Ardian Dvorani 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi 2 vota.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka argumentoi se sipas Kushtetutës, në momentin kur asnjë nga kandidatët nuk ka 84 votat e mjaftueshme, kandidatja e renditur e para në KED, Marjana Semini merr mandatin në Kushtetuese.
“Nisur nga neni 125 i Kushtetutës në qoftë se asnjë kandidat i përzgjedhur nga KED nuk merr 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KED zgjidhet anëtar i Kushtetueses. Nisur nga votat e marra, asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat, Marjana Semini e renditur e para nga KED emërohet anëtare e Gjykaës Kushtetuese”, tha Bushka.