Seanca për bashkimin e dy statuteve të PD është shtyrë për në datën 17 janar 2023. Gjykata e Apelit mori këtë vendim pasi grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja.
Trupa gjykuese pritet të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga PD që pretendon se çështja po paragjykohet. Shkak për përjashtimin e gjyqtares, përfaqësuesi i PD, avokati Rezart Kthupi deklaroi vendimin e ndërmjetëm te gjykatës, për të paraqitur autorizimin për përfaqësim, konform normave të statutit të PD. Ndërkohë gjyqtarja relatore nuk vlerësoi se kishte shkaqe papajtueshmërie.