Festa e Krishtlindjeve e Interit është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Milano.
Një mundësi që pa si protagonist edhe presidentin e Nerazzurrëve, Steven Zhang, i cili nuk ka ndërmend të largohet nga klubi zikaltër dhe do të synonte një rifinancim të borxhit me Oaktree ose – ndryshe – me një partner tjetër.
Vetë Zhang ishte protagonist i një fjalimi të shkurtër në fund të mbrëmjes, i cili përfundoi pas mesnate dhe që i dha mundësinë presidentit të Nerazzurrëve të festonte edhe ditëlindjen e tij: “Jam shumë i lumtur sepse jam 18 vjeç”, filloi ai duke përmendur moshën e tij (Zhang është në të vërtetë 31 vjeç, pasi ka lindur në 1991).
Më pas, ai bën shaka për merkaton: “Kur të largoheni, ju lutemi lërini të gjitha 5 eurot në tavolinë. Do të jenë para që do t’i duhen Piero (Ausilio) për merkaton e transferimeve dimërore”. Vetë Ausilio ishte gati të përgjigjej, i pranishëm në skenë me të: “Keni shtatë vjet në Itali dhe ende nuk flisni italisht”, komentoi menaxheri i Nerazzurrëve.