Eksperti i IT-së, Genti Progni, deklaroi se dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri, prej dy ditësh kanë rënë pre e sulmit kibernetik të hackerave.
Përmes një statusi në Facebook, Progni deklaron se askush nuk ka dhënë detaje pse shërbimi i tyre e-banking nuk po funksionon.
Kjo, ndërsa shton se bankat në fjalë po mundohen të justifikohen duke e konsideruar si “problem teknik”.
“Sot/dje ka ndodhur një cudi shumë e madhe, që nga dita e djeshme në orën 17:00 janë sulmuar dy banka të nivelit të dytë…askush nuk jep detaje, bankat edhe pse akoma shërbimi i tyre e-banking nuk ështe kthyer po mundohen ta quajnë problem teknik”.
“Nuk ju ndihmon fshehja e problemeve! Do përfundoni si AKSHI, s’na kanë marrë asgjë, por ndërkohë i keni të gjitha sheshit!”, deklaron Progni.