Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e shtetasit kinez Liangbin Chen, i cili akuzohet për zhvatjen e 140 milionë eurove.
Ky i fundit dyshohet se është kreu i një bande kriminale që, përmes teknologjisë, ka mashtruar qindra shtetas kinezë.
Platforma iu ofronte qytetarëve të Kinës dhe atyre të Dubait prona të paluajtshme dhe pajisje teknologjike.
32-vjeçari, me profesion programues teknologjik, u arrestua në Rinas më 12 korrik nën akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.