Elon Musk shumë shpejt mund të mos jetë më shefi i Twitter dhe kjo vetëm nga zgjedhja e tij. Ditën e djeshme ai ka postuar një sondazh në Twitter ku i ka pyetur përdoruesit e Twitter nëse do të dëshironin që ai të hiqte dorë nga drejtimi i platformës. Elon Musk tha se do t’i bindet rezultateve të sondazhit.
Në disa postime në Twitter, Musk sugjeroi se ai e kishte seriozisht në lidhje me largimin dhe bëri një kërcënim të paqartë për të ardhmen e Twitter-it nëse ai votohej për t’u larguar. Madje ai përmendi edhe shprehjen:
‘Kujdes për çfarë dëshiron, sepse mund të të plotësohet.’
Që kur bleu Twitter për 44 miliardë dollarë dhe mori postin e CEO në fund të tetorit, Musk ka pasur ulje-ngritje të mëdha, duke nisur që nga përdoruesit e platformës deri tek punonjësit