Mediat greke raportojnë se dy shqiptarë të moshave 41 dhe 44 vjeç janë ekzekutuar në Athinë teksa ndodheshin në një lokal. Ata janë qëlluar 5 herë nga një person ende i paidentifikuar. Siç duket edhe në kamerat e sigurisë, vrasësi është i maskuar me kapuç. Ai hyn në lokal dhe fillon të qëlloj mbi shqiptarët. Ende nuk janë bërë publike emrat e viktimave, por policia greke dyshon se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.
Nga të shtënat me armë në lokal mbeti e plagosur edhe një 31-vjeçare e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.