Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë ndërruar jetë nga një zjarr që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një kompleks banesash në Vaulx-en-Velin, pranë qytetit francez të Lyon.
Autoriteti lokal për rajonin e Lyon raportoi se shërbimet e urgjencës u njoftuan për zjarrin në orën 03:12 të mëngjesit dhe në orën 03:25 të mëngjesit rreth 170 zjarrfikës dhe 65 kamionë zjarrfikës ishin në vendngjarje.
Shërbimet e urgjencës konfirmuan se zjarri shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në lagjen Mas du Taureau.
Sipas mediave franceze, katër persona të tjerë janë në gjendje kritike ndërsa 10 të tjerë, përfshirë dy zjarrfikës kanë marrë plagë të lehta. Autoritetet vendase thanë se ende nuk dihet shkaku i zjarrit.