Ambasadorja Yuri Kim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa ka mbajtur fjalimin e saj në konsolidimin e Këshilli i Lartë i Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë ka dhënë lajmin se ajo nuk do të largohet edhe për pak kohë nga Shqipëria. Ambasadores i mbaron mandati në janar të vitit 2023 por si duket, mandati i saj do të shtyhet edhe për disa kohë.
‘Kam 3 vite në Shqipëri dhe do të edhe pak më gjatë’, theksoi ajo gjatë fjalimit të saj.
Ambasadorja Kim ka theksuar edhe se duhet që të plotësohen sa më shpejt vakancat në Gjykatën e Lartë dhe duhet t’u jepet përparësi çështjeve me rëndësi më të madhe. Sipas saj, nuk është koha për t’u çlodhur por për të punuar akoma më shumë në mënyrë që të festojnë për arritjet e deritanishme të Reformës në Drejtësi.
Ajo edhe njëherë ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë në mënyrë që të arrihen sa më shumë gjëra të suksesshme.