Pas skandalit që ka bërë bujë në të gjithë Europën e jo vetëm, ka ardhur reagimi i parë i eurodeputetes greke në Parlamentin Europian, Eva Kaili. Kjo e fundit akuzohet si e përfshirë në korrupsion aktiv pasi dyshohet se ka marrë para nga Katari për të ndikuar në vendimet të cilat merret në Parlamentin Europian.
Ditën e sotme, avokati i eurodeputetes Eva Kaili, Michalis Dimitrakopoulos ka theksuar se klientja e tij nuk i ka pranuar akuzat dhe ka mohuar kategorikisht të jetë e implikuar në korrupsion. Sipas saj, në shtëpinë e cila është kontrolluar nga policia belge, nuk janë gjetur para.
Dy ditë më parë, policia belge gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e eurodeputetes greke në Parlamentin Europian, sekuestroi 600 mijë euro dhe disa prova të tjera të cilat sipas tyre, implikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt eurodeputeten. Ditën e nesërme pritet që të jepet masa e sigurisë për të.