Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka sekuestruar gjatë operacionit “Relative” pasuri me vlerë 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Autoritetet bënë me dije se pasuritë i janë sekuestruar gruas së Admir Murajtajt, Albana Murataj, banuese në Tiranë.
1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore, janë pasuritë e sekuestruara nga Policia.
Nga hetimet rezutoi se pasuritë e mësipërme e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i saj, Admir Murajtajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019.
Vendimi:
Sekuestrimin pranë ASHK Tiranë të pasurive të paluajtshme, në emrin e shtetases A.A., familjarëve të saj si më poshtë:
– Pasuri nr 3/1205+1-8. ZK 8160, apartament 108.68m2. Rruga “Mihal Grameno”. Tiranë, fituar me k/sh Nr. 6225 Rep. Nr 2871/2 Kol date 26.11.2018;
– Pasuri nr 3/1205-G8, ZK 8160, garazh 14.18 m2, rruga “Mihal Grameno”, Tiranë, fituar me k/sh Nr. 6225 Rep.. Nr 2871/2 Kol date 26.11.2018;
– Pasuri nr 3/1205-G7. ZK 8160, garazh 13.63 m2 , rruga “Mihal Grameno”, Tiranë, fituar me k/sh Nr. 6225 Rep., Nr 2871/2 Kol datë 26.11.2018;
-Pasuri nr 18/65+1-25. ZK 8642, apartament 71 m2, Sarandë, Rruga “Butrinti”, përfituar me Kontrate Shitje; dhe
-Pasuri nr 474/7, ZK 2704, pemëtore 608 m2, “Mjull Bathore-Sauk”. Tiranë, data e lëshimit të çertifikatës 26.06.2020.
Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohen Agjensia Shtetërore e Kadastrës, dhe Oficeret e Policisë Gjyqësore të Seksionit Për Hetimin e Pastrimit të Parave, pranë Drejtorisë Vendore të Policise Tiranë.