Një 35-vjeçar i dënuar me 12 vite burg nga drejtësia italiane është arrestuar nga Policia e Lezhës. Ndalimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin pasi rezulton si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.
Sipas policisë Valentin Lleshi, është dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinës, Itali me 12 vite për trafikim të lëndëve narkotike në formën e organizatës kriminale. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite heqje lirie.