Temperaturat e ajrit ditën e sotme do të shkojnë deri në 19 gradë celsius, edhe pse jemi në muajin dhjetor. Ndërkohë që shqetësuese do të jetë parametri i erës. Në pjesën më të madhe të vendit sot priten reshje shiu të cilat në disa pjesë të vendit do të kenë edhe formën e shtrëngatave
Për shkak të reshjeve të shiut pritet të ketë një rritje të prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna, Shkumbin dhe Vjosë. Edhe javën e ardhshme reshjet do të jenë prezente por me intesistet më të ulët ndërkohë që parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave.