Duke filluar që nga dita e sotme, nafta do të shitet me 196 lekë, duke u ulur me 2 lekë. Bordi i Transparencës njoftoi për çmimet e reja.
Benzina do të tregtohet me 175 lekë, nga 180 lekë që ishte në vendimin e fundit.
Konkretisht çmimet e vendosura janë: çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.
Bordi i transparencës theksoi se që nga krijimi i tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndien detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.