Edhe dita e sotme, si e gjithë javë që po lëmë pas, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Parashikohen vranësira të dendura dhe herë pas here edhe kthjellime.
Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 12-17m/s. Temperaturat parashikohen 4 deri 13°C në zona malore, 6 deri 21°C në zona e ulëta, 12 deri 21°C në zona bregdetare.