Sipas meteorologëve, vendi ynë pritet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në veriperëndim dhe perëndim të vendit, ndërsa në pjesën tjetër reshje shiu me intensitet të ulët.
Në orët e pasdites gradualisht reshjet e shiut do të zhvendosen në pjesën qendrore të territorit.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi i forcës 1-2 ballë